FIDANISHTJA

Anëve të Atdheut

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Shumë ballë shtrëngatash po fryn era, Anës së Drinit, dhe gjithandej Kosovës. Nuk ia kam frikën kohës turp më vjen të mbetemi pa fitore

Ky vend, ky dhé, dhe atdhé i yni
ka qiell për gjithsecilin qytetar, që
ta shkruaj emrin e vet të krijimit
emrin e vet të të mbjellave në arë

Kosovë e një mijë e një betejave
trashëgimtare e shqiptareve të lashtë
trashëgimtare e atdheut të vogëluar
a ke armë përveç duarve të trupit

FIDANISHTJA

Me fitore nuk jemi dhe aq mirë
liri, t´i je sot e zemëruar me mua
por, dashuria për ty s´më shterron
tek ty kam pirë qumështin e jetës

Atdhe, kam frikë nga dashuritë e
mëdha, dhe nga të qënit i mundur
kjo jetë s´më do ashtu si dua unë
me çaste s´më do as ngadhënjimtar!..

Rrustem Geci – Dortmund, 2016