ARKATANA

Sadiku huazohet te FC Vaduz

/ 3 minuta lexim
HW

Një nga befasitë e radhës është edhe huazimi i sulmuesit të FC Zurich , Armando Sadiku te FC. Vaduz i Litenshtajnit

Aksionarët e Klubeve në bashkëveprim me trajnerët shpeshherë marrinë vendime të çuditshme që befasojnë jovetëm lojtarët por edhe të gjithë sportdashësit.

Një nga befasitë e radhës është edhe huazimi i sulmuesit të FC Zurich , Armando Sadiku te FC. Vaduz i Litenshtajnit.

Skuadra e deridjeshme e djaloshit nga Elbasani, Armando Sadiku, gjatë këtij stinori po ballafaqohet me probleme të shumta.

Edhe ardhja e trajnerit finlandez Sami Hyypia në krye të kësaj ekipe nuk ka sjell kurrfarë këndellje . FC Zurich gjysmësezonin e Kampionatit të sivjetmë të Super Ligës zvicerane e ka përmbyllur i parafundit në tabelën e klasifikimit me vetëm shtatëmbëdhjetë pikë.

Duke u nisur nga situata aktuale në këtë Klub është tepër befasuese për të gjithë futbolldashësit se si në rrethana të tilla ka mundur të ndodhë huazimi i një sulmuesi cilësor siç është Sadiku tek FC Vaduz,kur vet FC Zurich, është në rrezik serioz për t’i dhënë lamtumirën shoqërimit me skuadrat më të mira të Zvicrës.

ARKATANA

Kontributi i Sadikut në FC Zurich, në tri vitet e fundit ka qenë i jashtëzakonshëm. Ai në pozitën e sulmuesit në dobi të kësaj skuadre ka shënuar dhjetë gola. Këto të dhëna janë treguesi më i mirë që ky njëzetekatër vjeçar spikat me talentin e tij prej sulmuesi të mirëfilltë.

Sadiku gjithashtu është edhe titullar i kombëtares së Shqiprisë.

Ai në takimin vendimtar për kualifikimet e evropianit “ FRANCA 2016” pati shënuar golin e tretë të kombëtares sonë në përballje me Armeninë.

Paditur detajet besojmë që mosaktivizimi në njëmbëdhjetëshin e parë në katër ndeshjet e fundit të këtij sezoni e ka bërë mosdurues Sadikun, i cili duke u ndjerë jo mirë i trajtuar ka pranuar huazimin tek Vaduz , i fundit në tabelë dhe me gjasa tepër të vogla për të qëndruar në grup me dhjetë skuadrat më të mira të futbollit zviceran.

Në sulmin e skuadrës së re Sadiku do të jetë tandem me Albion Avdijajn ,i cili vitin që shkoi erdhi në FC Vaduz, si përforcim nga FC Wolfsburg i Gjermanisë./arif ejupi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.