Shkrepë me revole pak para ndërrimit të moteve, identifikohet nga policia
Kamenicë – Policia në Kamenicë ka pranua një informatë për një rast gjuajtje me armë. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se në lokalin te banesa përball qendrës së regjistrimit në Kamenicë personi shqiptar shtetas i Kosovës nga ballkoni në banesën e tij ka shtënë me arme zjarri ku në ketë rast është dëgjuar dhe identifikuar nga Policia. Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja të armës, personi i dyshimtë është arrestuar në banesën e tij dhe është sjellur në stacion i njëjti ka pranuar për gjuajtjen me armë dhe ka dorëzuar armen e tipit TT 7.62 mm dhe 1 karikator me 8 copa fishek kalibri i njëjtë.
Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i cili urdhëron të hapet rast si: Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, dhe armëmbajtje pa leje, derisa i dyshuari lirohet dhe rasti i dedikohet NJHK-së njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/.


