Eko Higjiena

Stavileci: Zhvillimi ekonomik, nuk fillon e as nuk përfundon me vitin 2015

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka thënë se zhvillimi ekonomik i vendit nuk nis e as nuk përfundon me vitin 2015. “E para zhvillim ekonomik as nuk nis por as nuk përfundon me vitin 2015, është një proces në të cilin duhet kaluar e të cilin nuk e bënë vetëm një ministri”, tha ai në emisionin “Ballë për Ballë” në Klan Kosova.

Stavileci është shprehur se duke e pasur parasysh gjendjen politike në vend atëherë ata kanë bërë çfarë ishte e mundur. “Secila qeveri do ta kishte pasur të vështirë edhe pas një situate në të cilën kemi kaluar sidomos në vitin 2015-të, pas një paralize institucionale për 6 muaj. Secili prej nesh, kemi performuar mjaft mirë duke i pasur për bazë këto rrethana”.

Ai më pas ka thënë se nuk mund të flitet për zhvillim ekonomik nëse nuk zgjidhet problemi me energjinë, e kështu e ka përmendur projektin “Kosova e Re”. “Ne kemi pasur disa projekte mbi të gjitha Kosovën e Re, që mund të nisi etapën e zhvillimit ekonomik”.

Mobi Casa

Stavileci më pas është shprehur se ky ishte viti i fundit që pritej të nënshkruhej projekti për “Kosovën e Re”. “Projekti “Kosova e Re” ka nisur në vitin 2005, po të zgjidhej në atë kohë ne tani nuk do të flisnim për këtë gjë”.

“Me këtë projekt e kemi bindur një investitor amerikan që të bëjë investime private prej 1 miliard eurosh”.
Ministri ka thënë se rritja e çmimit të energjisë është e padiskutueshme për arsye se Kosova nuk prodhon vetë energji. “Edhe po të mos jetë Kosova e Re do të ketë rritje sepse jemi të varur nga importi. Po të mos e lëmë vendin tonë në varësi të importit duhet të prodhojmë vetë”, tha i pari i MZHE-së.

Ai ka thënë se kanë bërë më të mirën e mundshme për të realizuar më së miri këtë projekt. “Si ka qenë projekti i dizajnuar në të kaluarën atëherë do të kishte rritje 100 për qind, e tani është 28 për qind në gjashtë vite”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.