Albin Kurti në arrest shtëpiak deri më 18 shkurt 2016
Gjykata Themelore ia ka vazhduar arrestin shtëpiak, Albin Kurtit, deri më 18 shkurt 2016.
Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në avokatja e tij, Hedije Ademi.
Kurti tani gjendet në arrest shtëpiak që nga java e kaluar me vendim të Gjykatës Supreme.
Albin Kurti, bashkë me Albulena Haxhiu, Faton Topallin dhe Donika Kadaj – Bujupin, akuzohen nga Prokuroria për veprat penale, përdorim i armës dhe pengim i personit zyrtar.
http://koha.net/?id=27&l=91168


