ARKATANA

Vozitësi serb në gjendje të dehur aksidenton veturën që drejtonte vozitësja shqiptare

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Kamenicë, nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi që automjeti VW Golf-II me targa 06 me drejtues Serb shtetas i Kosovës i cili ishte nën ndikim të alkoolit (2.63 promil), duke mos e përshtatur lëvizjen e automjetit ndaj gjendjes dhe kushteve të rrugës ka humbur kontrollin ndaj automjetit me ç’rast ka goditur veturën VW Golf-II me targa 06 ku drejtuesja e automjetit Golf vozitësja shqiptare shtetase e Kosovës ka pësuar lëndime dhe ka kërkuar ndihmë mjekësorë në QMF-në Kamenicë.

Mobi Casa

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit që urdhëron që rasti të shkoj në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/