UBT

UEFA: Lorik Cana mes yjeve të Euro 2016

/ 2 minuta lexim
HW

UEFA vazhdon të prezantojë skuadrat dhe lojtarët pjesëmarrës në fazën finale të Euro 2016.Në faqen zyrtare të konfederatës evropiane të futbollit, një artikull i veçantë i është kushtuar kapitenit kuqezi, me titullin: Yjet e Euro 2016, Lorik Cana i Shqipërisë.

Analiza i dedikohet plotësisht mbrojtësit 32-vjeçar, që cilësohet absolutisht lojtari më i rëndësishëm i Kombëtares, për kontributin në fushë, por edhe si lider në dhomat e zhveshjes.

Cana vlerësohet si një lojtar që udhëheq skuadrën, një figurë që jep garanci për ekipin, por edhe një mbrojtës potent që di të jetë i frikshëm për rivalët.

FIDANISHTJA

UEFA thekson se kuqeziu i lindur në Prishtinë është në rrugën për t’u bërë lojtari i parë në historinë e Kombëtares që mund të arrijë kuotën e 100 ndeshjeve me përfaqësuesen, ndërsa kujton karrierën e Lorikut, që ka luajtur në ligat më të forta kontinentale, nga Anglia e Italia, për të vijuar me Turqinë dhe Francën, ku numëron mbi 200 ndeshje dhe aktualisht mbron ngjyrat e Nantes.

Cana është një pikë referimi në skuadrën e Gianni De Biasit dhe së bashku me portierin Etirit Berisha e mesfushorin Taulant Xhaka janë të vetmit që kanë luajtur në të 8-të ndeshjen kualifikuese të Shqipërisë.

Me Kombëtaren që në qershor do të debutojë në Euro 2016 në Francë, eksperienca e Lorik Canës konsiderohet një ndihmë e madhe për ekipin, ndërsa rivalët nga Franca, Zvicra dhe Rumania e kanë të qartë se çfarë i pret përballë “luftëtarit” kuqezi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.