Kërkonin lëmoshë në vende publike, arrestohen nga policia
Gjilan – Njësitet Patrolluese të Policisë së Kosovës nga stacioni policor i Gjilanit kanë takuar në rrugë duke kërkuar lëmoshë nga qytetarët në mënyrë të bezdisshme në vend publik dy të dyshuarat femra Rome, Shtetase të Shqipërisë dhe një e dyshuar femër shqiptare shtetase e Kosovës.
Tri të dyshuarat janë arrestuar nga ana e policisë, gjatë kontrollit atyre iu janë gjetur 30 (tridhjetë) Euro para të gatshme.
Që të tri të dyshimtat janë sjellur në Gjykatën komunale-Divizioni për kundërvajtje në Gjilan.
Gjykata për dy shtetaset e Shqipërisë me procedura të përshpejtuara ju ka shqiptuar masën e menjëhershme për deportim jashtë territorit të Republikës së Kosovës dhe dy të dyshuarat menjëherë janë përcjellë në pikën kufitare në Vërmicë për deportim në territorin e Republikës së Shqipërisë, gjersa për shtetasen e Kosovës është iniciuar rast, “Prishje e renditë dhe qetësisë publike” njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


