Një serb në Partesh e fyen në vendin e punës një zyrtare
Gjilan – Ankuesja Serbe shtetase e Kosovës me banim në Partesh, punonjëse në Drejtorinë e Shëndetësisë po në Komunën e Parteshit i ka raportuar Policisë së Kosovës, në stacionin Policor të Parteshit se i dyshuari serb shtetas i Kosovës e ka penguar dhe fyer në vendin e saj të punës.
Pas marrjes së deklaratave nga i dyshimti dhe viktima është njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në Gjykatë njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


