Bernard Berisha drejt Serie A, si “shpëtimtar”
Bernard Berisha ka përfunduar në orbitën e Veronës. Drejtuesit e klubit veronez kanë ndjekur performancën e kosovarit në ndeshjet e kampionatit, por edhe ato në Europa League.
Lajmi nga portali “Gianluca di Marzio”, i cili shkruan se drejtori sportiv i skuadrës së Serisë A po e ndjek mesfushorin 24 vjeçar te kampionëve të Shqipërisë.
Verona po kalon një sezon të dobët në Serie A, dhe anësori kosovar po cilësohet si një transferim i rëndësishëm në luftën për mbijetesë.
Berisha kërkohet edhe në Bundesligën e dytë gjermane, por Serie A është një kampionat prestigjoz. Vlera e Berishës llogaritet drejt 600 mijë euro./Indeksonline/


