Hidromorava

I digjet shtëpia, bashkë me të edhe para të konsiderueshme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ankuesi shqiptar shtetas i Kosovës me banim në fshatin Rogoqicë Komuna Kamenicë ka lajmëruar përmes telefonit Policinë e Kosovës në Kamenicë, se ka shpërthyer një zjarr në një nga dhomat e katit të dytë të shtëpisë së tij, e më pastaj zjarri ka përfshirë katin në tërësi. Sipas deklaratës së tij i janë djegur edhe një sasi e konsiderueshme të hollash (para të gatshme) që i ka pas në njërën nga dhomat e shtëpisë.

Sipas deklaratës së marr nga ankuesi të lënduar nuk ka pasur, përveç dëmeve materiale që i janë shkaktuar nga zjarri në orendi, dyer dhe dritare.

Sipas deklaratës së tij i janë djegur edhe një sasi e konsiderueshme të hollash (para të gatshme) që i ka pas në njërën nga dhomat e shtëpisë.

ARKATANA

Në vendin e ngjarjes ka dal patrulla policore, inspektori i brigadave të zjarrfikësve, dhe njësiti i zjarrfikësve nga Kamenica të cilët e lokalizuar zjarrin. Nga hetimet e para dyshohet se zjarri mundë të jetë shkaktuar nga ana e një fëmije nga pakujdesia.

Me urdhër të prokurorit rasti i referohet njësitit të hetimeve njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/