Uji Dea

Gjysma e shkollave të mesme duhet t’i akreditojnë programet mësimore

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Akreditimi i programeve shkollore të arsimit të mesëm profesional të cilin e ka paralajmëruar Ministria e Arsimit, që nga fillimi i vitit të ardhshëm shkollor, nuk do të mund të shtrihet në të gjitha shkollat e këtij profili njëkohësisht, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova numëron 119 shkolla të arsimit të mesëm dhe gjysma e tyre janë shkolla të arsimit të mesëm profesional.

Në këtë grup përfshihen edhe gjashtë qendrat e kompetencës, të cilat janë hapur viteve të fundit në gjashtë qytete të ndryshme të Kosovës.

UBT

Të ndërtuara përmes donacioneve, ato llogariten si shkollat me infrastrukturën më moderne në vend, por që kanë shumë më pak nxënës sesa shkollat e tjera të mesme publike.

Ato rezulton të jenë institucionet e para që do t’i nënshtrohen procesit të akredimit të programeve shkollore që ofrojnë.

http://koha.net/?id=27&l=90368