ARKATANA

Fuqia e pendimit (prozë poetike)

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Morti i natës së zezë mund të mbetet kuptim i vetvetes, si një kërkim faljeje për dhembjet e shpirtit dhe fuqinë e pendimit, kurse bota ka ngelur e papenduar. Mëkatarët tashmë kanë arritur devotshmërinë orgjive pa fund.

Unë ende nuk po ia shoh skajin durimit. Në krahët e pikëllimeve të padurueshme zgjohem me veten më të pështirë se kurrë.

Ende nuk po e shoh as fundin e do etjeve të marra, kësaj nate brenda në natë e këto ditë, që sikur nuk duan të ditësohen, sepse lugati hedh gurin e fatit matanë bregut të pikëllimit, ku syri nuk kërkon vetëm qetësi.

Uji Dea

Harrimin nuk po ma pranojnë zotat e ndjenjave të mia të gjalla. Pas nëntëdhjetë e nëntë mallkimeve të mbretërve të skëterrës, sytë më mjegullohen në errësirën e botës marroqe.

Ramadan Mehmeti