Aksidentohen dy vetura në Viti
Viti – Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku me lëndime në Viti. Njësitet patrulluese me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës i cili po ngiste automjetin VW Passat me targa zvicerane nga pakujdesia dhe mosmbajtja e distancës ka goditur mbrapa veturën Peugeot me targa 06 të cilën e ngiste vozitësi shqiptar me ç’rast vozitësi i veturës dytë pëson lëndime trupore.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt PTH njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/


