ARKATANA

Poezi nga Bilall Maliqi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

As(një) betejë nuk (e) humba, Në arenën ku përleshen kujtimet

ASNJË BETEJË S’E HUMBA

As(një) betejë nuk (e) humba
Në arenën ku përleshen kujtimet
Portën fjalëve të idhëta ia mbylla
Të ngadhënjejnë ato që ngrisin kala
Dhe mallin me mallëngjim nyje e lidha
Të bashkohet andej-këndej një dashuri,

DRAMË E PËRLOTUR

U takova me ëndrrën
shmangur në një kthinë të gjumit
drita gjysëmerrësuar
dritësoi trupin tënd të lumnuar
nuk arrita ta shoh lakuriqësinë tënde
as në këtë natë kaherë të munguar
ti flet me mua me gjuhën e shikimit
dhe me derdhjen e lotëve
ndërsa unë i shkrihem shtatit të habisë
pas aktit të fundit të dramës së përlotur
agimi e mbylli terrin me dry
dhe ëndrrës ia zhveshi lëkurën e gjumit.

NË PIKËN ZERO

Tek fshija avullin e ofshamave
Xhamit të djersitur
Para sysh më kalove si hije
Nuk arrita ta shkrepi shikimin
E ta grimcoj mallëngjimin
Tek mungonin gjurmët e gjetjes
Si hije humbe diku në labirinth
Malli im i zjarrosur për ty
Brenda meje u shkri
Në pikën zero të vetmisë
Tani si në ëndërr
Zhveshja mvishet me hijen
E një protreti të buzëqeshur.

FIDANISHTJA

HIJA E BRAKTISUR

E zura hijen tek më braktiste
Dhe udhëtoja gjurmëve të saj
Një valigje mallë të (për)mbushur
E kisha ngarkuar në shpinën e lodhur
Ishte me fytyrë të kthyer kah ikja
Shpejtonte pa ndalur si ta bartte era
Mirja që ishte larguar nga unë
Ishte ndarë edhe nga hija e (pa)hijezuar
Tani bukurinë e zura në dhomën e braktisur
Dhe brenda ëndrrës ajo iku tok me errësirën.

LISI I THARË

Një lis i tharë
Me trup të palarë
Me fleta zverdhake
Trupi i tij mburojë
Për t’u fshehur
Bota shtazarake
Sa më parë ky lis
Duhet prerë
Se nga degët e tij
Ca korba vjellin vrerë.

E ÇASTIT

Tokë e kokë
Kokë e tokë
Lis e plis
Plis e lis
Bardhësi
Në kafkë skeleti.