Fundamenti

Arrestohen pesë deputetë të Vetëvendosjes

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Pesë deputetët e Vetëvendosjes, Glauk Konjofca, Aida Durguti, Besa Baftiu, Faton Topalli dhe Fisnik Ismajli i janë dorëzuar Policisë së Kosovës.Zyrtarë të Policisë së Kosovës po i prisnin ata jashtë ndërtesës së Kuvendit.

Dy prej tyre, Topalli e Ismajli kanë qenë në masën e arrestit shtëpiak dhe për ta pritet të ndryshohet kjo masë, derisa për tre të tjerët, Konjufca, Durguti e Baftiu që hodhën sot gaz lotsjellës pritet të caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

ARKATANA

Gjatë ditës së sorme masa e ndalimit policor iu është caktuar deputetëve të AAK-së, Time Kadrija dhe Pal Lekaj, ndërsa për Teuta Haxhiun ende nuk dihet vendimi.