Qëllimisht digjet një veturë e Prokurorisë Themelore në Gjilan
Gjilan – Policia e Kosovës stacioni policor nê Gjilan është njoftuar se mbrëmë rreth orës 23:25 në parkingun e Prokurorisë është ndez një veturë.
Njësitet patrulluese tē policisë së Kosovës me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes.Menjëherë është thirr edhe shërbimi i zjarrfikësve.
Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes është vërejt se veturës Renault Megane, ngjyrë hiri (pronë e Prokurorisë ) me tabela 4Z, dyshohet se i është vënë zjarri qëllimshëm pasiqë kishte edhe dëshmi që janë gjetur në vend ngjarje.
Në vendngjarje për veç hetimeve rajonale, kanë marr pjesë edhe prokurori i shtetit.
Hetimet rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan janë duke i udhëheq hetimet ka thënë Ismet Hashani./rajonipress/


