UBT

Në Gjilan arrestime për drogë, në Kamenicë prangosen të kërkuarit nga Gjykata

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan më 21.10.2015 është kapur substancë narkotike derisa pas hetimeve të zhvilluara me datën 11.12.2015 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuar, mashkull shqiptar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Mobi Casa

Kurse në rrugën “Skënderbeu” në Kamenicë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në Burgun e Smrekovnicës në kohëzgjatje prej dy muajve./rajonipress/