ARKATANA

Arrestohet i dyshuari që lidhet me vdekjen e dyshimtë në Pozheran të Vitisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Pas një pune hetimore intensive të Policisë së Kosovës Hetimet rajonale tê Gjilanit,në koordinim me stacionin policor të Vitisë, është arritur që tê identifikohet i dyshuari potencial lidhur me rastin e lajmëruar një ditë më par, ku në shtëpinë e saj ishe gjet e vdekur një femër shqiptare shtetase e Kosovës (1971) me banim ne fshatin Pozhoran komuna Viti.

Rasti fillimisht ka qen i cilësuar “Vdekje e dyshimtë” nga ana e hetuesve policor, pasi qê edhe viktima besohet te ketë pas probleme shëndetësore.

Është bastisur shtëpia e të dyshuarit Sh.B.(1971) në fshatin Çifllak, Komuna e Vitisë, dhe aty janë gjetur dhe konfiskuar dy dëshmi në cilësi të provave materiale : një TV dhe një DVD të cilat besohet tê jen marr nê ditën kritike nga dhomën e viktimës e që janë gjetur në shtëpinë e të dyshuarit me të cilën konstatohet se i njëjti ka qenë prezentë shtëpinë e të ndjerës.

ARKATANA

Autopsia është kryer dhe gjetjet e mjeku patolog kanë theksuar se vdekja është e dhunshme dhe se e njëjta ka qenë e keqtrajtuar seksualisht.

I dyshimti pasi që besohet se ka probleme shëndetësore të natyrës mental, prezent gjatë intervistës, ka qen mjeku psikiatër i autorizuar.

Prokurori i qeshjes i cili ka qen prezent gjatë rrjedhës së fazës hetimore ka lëshuar aktvendim mbi ndalim policor për të dyshuarin dhe i njëjti është ndaluar për 48 ore.
Hetimet rreth këtij rasti të rënd janë duke i udhëhequr policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale ka thënë Ismet Hashani./rajonipress/