Hitzfeld: Xhaka meriton të luaj në këtë klub
“Granit Xhaka ka cilësitë e duhura që të luaj në Alianz Arena”, kështu ka thënë Ish trajneri i Bayern Munich dhe Përfaqësueses së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld.Granit Xhaka mund të largohet nga Borussia Monchengladbach gjatë verës, dhe ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm te Bayern Munichu dhe shumë klube tjera të mëdha Evropiane.
Ottmar Hitzfeld, ka mbështetur mundësinë e transferimit të Granit Xhakës në Bayern Munich. Ish trajneri i Bayern Munich dhe Përfaqësueses së Zvicrës beson se mesfushori i Borussia Monchengladbach ka cilësi për të luajtur në një klub të madh si kampioni i Bundesligës.
“Xhaka ka cilësitë të mbizotërojë në Bavari. Mendoj se ai mund të luaj pa problem atje dhe kudoçoftë”, ka theksuar Hitzfeld. /Express/

