Behrami kthehet në Napoli?
Në orët e fundit kanë filluan të qarkullojnë zëra se Valon Behrami mund të kthehet në Napoli gjatë janarit, shkruan Zëri.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari italian, Valter De Maggio në “Canale 9”, i cili ka zbuluar se klubi italian synon ta rikthejë në fanellën “Azzurra” mesfushorin kosovar, i cili një vit e gjysmë më parë ishte larguar nga aty, për të luajtur në Bundesliga, përcjell Zëri.
Edhe vetë përfaqësuesi zviceran do të ishte i lumtur për një rast të ri në një skuadër ku ishte përshtatur mirë dhe që i ishte dashur të largohej vetëm për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin Rafa Benitez.
Trajneri Sarri nuk është i kënaqur me repartin e mesfushës dhe po mendon të lëvizë në këtë aspekt, pasi Napoli është në rrugë të mirë për ta fituar “Scudetton”, pas një kohe të gjatë. /Zëri/


