ARKATANA

Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit 2026: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

/ 2 minuta lexim
HW

Kur flitet për Kupën e Botës 2026, Sylvinho mund të jetë i vetmi trajner brazilian në pankinën e një kombëtareje europiane, një kontrast me Brazilin e drejtuar nga Carlo Ancelotti. Kjo ka tërhequr vëmendje në Brazil, ku futbolli konsiderohet pjesë e identitetit kombëtar.

Në një intervistë ekskluzive për podcast-in e ESPN Brasil, trajneri i kombëtares shqiptare ka folur për planet e ekipit dhe për mundësinë historike që Shqipëria ka për të siguruar pjesëmarrjen në Botërorin e ardhshëm.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm për ekipin dhe për të gjithë vendin. Që nga Europiani kemi pasur shorte të forta, por sfidat janë pjesë e rrugës që duhet për të arritur objektivat,” tha Sylvinho. “Nga janari do të monitorojmë më nga afër lojtarët tanë dhe do të jemi të pranishëm në disa ndeshje për të ndjekur performancat e tyre.”

Kuqezinjtë do të përballen me Poloninë në gjysmëfinalen e “playoff”-it më 26 mars në Varshavë, një hap kyç drejt Botërorit. Në rast fitorja, Shqipëria do të luajë më 31 mars finalen vendimtare kundër fituesit të çiftit Ukrainë–Suedi.

FIDANISHTJA

Sylvinho thekson se ndeshjet e këtij niveli vendosen nga detajet më të vogla. “Poloninë e njohim mirë, kemi luajtur me ta kohët e fundit. Kanë ndërruar trajner, por lojtarët mbeten të njëjtë dhe të cilësisë së lartë. Ata janë në fazë rindërtimi, ndërsa ne po kalojmë një periudhë zhvillimi. Nuk ka avantazh të dukshëm, gjithçka mund të ndryshojë brenda 90 minutash.”

Në përfundim, trajneri brazilian shprehu besim te skuadra: “Lojtarët tanë janë mësuar me sfida të forta. Do të mbështetemi te cilësitë tona dhe te puna që kemi bërë deri tani.”

Një përballje e madhe, një mundësi historike dhe një Shqipëri që synon Botërorin. Rruga kalon nga Varshava, ku çdo detaj do të jetë vendimtar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.