Mashtrohet gjilanasi, personi i panjohur i`a merr 600 euro
Gjilan – Në lagjen e “Zabelit” ankuesi shqiptar me 06.12.2015 ka raportuar në stacionin policor në Gjilan se një person i panjohur ditë më parë me 18.11.2015 e ka mashtruar atë duke ja marrë 600€ para kesh, i dyshimti e kishte futur në lajthitje viktimën se do t’ia sjell një kuzhinë, por i dyshuari pasi ka marrë paratë, që nga atëherë nuk është paraqitur fare te ankuesi njoftoj policia e Gjilanit.
Rasti procedohet në NJHK kurse lënda është klasifikuar nga policia si mashtrim./rajonipress/


