Shkëlqen Alban Meha në fitoren e Konyaspor
Alban Meha ka vazhduar me paraqitjet e mira për skuadrën turke, Konyaspor.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Alban Meha, ka dhuruar dy asistime për skuadrën e tij Konyaspor, në fitoren prej 3:2 ndaj Antalyaspor.
Kjo fitore e ngjit skuadrën e Mehas në pozitën e shtatë në tabelë me 23 pikë.
Asistimin e golit të parë të Mehës mund ta shikoni pas minutës së parë, derisa asistimi i dytë, nga minuta 3.35. /Express/


