Fundamenti

Mehmeti, “zotëria 14 milionësh”, futbollisti më i shtrenjtë i Kombëtares shqiptare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nuk dihet nëse do të mund të jetë ndonjëherë pjesë e shijeve të trajnerit. Anis Mehmeti po i afrohet tre viteve të plota që nuk thirret në kombëtaren shqiptare, i cilësuar si i tepërt nga Sylvinho, por ajo që po bën ai në fushën e lojës, ka shkaktuar habi dhe ka sjellë vlerësime.

Njëzetepesëvjeçari i lindur në Angli, dhe që luan po në ishull, u bë shqiptari (duke i llogaritur vetëm lojtarët që luajnë për Shqipërinë) me vlerën më të madhe të kartonit në të gjithë botën.

Agjencia e specializuar e vlerësimeve dhe statistikave, “Transfermarkt”, e ngriti çmimin profesional të tij në 14 milionë euro.

Tashmë, ai e ka kaluar Kristian Asllanin me 13 milionë euro, si dhe lojtarë të tjerë të dalluar kuqezinj si Broja, Daku apo Muçi.

HW

Rritja e fundit ishte 40 për qind, vërtet një kërcim i jashtëzakonshëm.

Edhe më shumë e jashtëzakonshme është rritja e tij në tri vitet e fundit.

Në 2023, Mehmeti vlente si karton vetëm 1.2 milion euro, shkruan abcnews.

Këtë sezon, ai i ka shënuar 8 gola e ka shërbyer 6 asistime në Championship dhe kaloi nga Bristol City në Ipswich Town.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.