Mobi Casa

Kosovari sulmon dy vajza nga Shqipëria, arrestohet i dyshuari

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia e Kosovës e ka pranuar një informatë se një incident ka ndodhur në një restorant të një pike për shitjen e karburanteve në Rrugën e Kamenicës afër fshatit Shillovë, Komuna Gjilan. Njësitet patrulluese të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se i dyshuar Shqiptar shtetas i Kosovës i ka sulmuar dy vajza shqiptare shtetase të Republikës së Shqipërisë të cilat ishin duke qëndruar në këtë restorant, ku njërën nga to e kishte goditur me grusht në fytyrë.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit të tij.

FIDANISHTJA

Lidhur me rastin Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet për 48 orë në qendrën e ndalimit. Rasti procedohet në Prokurori njoftoj policia e Gjilanit. /rajonipress/