Prokuroria në Gjilan ndalon një person për narkotikë dhe ngre tri aktakuza për vjedhje, ndërtim pa leje dhe armëmbajtje
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një person të dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve, ndërsa ka ngritur tri aktakuza ndaj tre personave për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, më 22 tetor 2026, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një person i dyshuar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, nga neni 269 i Kodit Penal të Kosovës.
Në kuadër të këtij rasti, Prokuroria ka paraqitur edhe një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, për të njëjtën vepër penale.
Ndërkaq, më 22 tetor, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tri aktakuza ndaj tre personave për vepra të ndryshme penale.
Një aktakuzë është ngritur për veprën penale “Vjedhja”, një tjetër për “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”, ndërsa aktakuza e tretë ka të bëjë me veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokuroria nuk ka bërë të ditura hollësi të tjera lidhur me rastet dhe identitetet e personave të përfshirë./rajonipress/

