Eko Higjiena

Arrestohet i mituri gjilanas që theri me thikë një qytetar

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Një incident “Lëndim i rëndë trupor” kishte ndodhur ditë më parë, në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan, dhe që nga atëherë i dyshuari i mitur ka qenë në kërkim. Me 30.11.2015 i dyshuari shqiptar i mitur, se bashku me nënën e tij është paraqitur në zyret e stacionit policor në Gjilan.

Gjatë intervistimit në prani të mbrojtësit dhe prindit të tij janë gjetur fakte se ai është i involvuar në incident, ku fillimisht me një brisk e kishte goditur viktimën shqiptar në këmbën e djathtë, gjithashtu gjatë përleshjes i dyshimti me një guri e godet në kokë në pjesën e pasme edhe viktimën tjetër shqiptar po ashtu i mitur duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

FIDANISHTJA

Prokurori ndaj të dyshuarit lëshoi vendimin mbi ndalimin për 24 orë.Mjeti i mprehtë (një brisk xhepi) me te cilin dyshohet se e ka kryer veprën është konfiskuar.

Dy viktimat janë jashtë rrezikut për jetën njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/