UBT - Regjistrohu

Malikie Ymeri Hoxha kërkon ndërhyrje urgjente për rrugët në Gjilan: “Deri kur kështu, Gjilan?!”

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Këshilltarja e PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Malikie Ymeri Hoxha, ka reaguar publikisht për gjendjen e rrugëve në qytet, duke kërkuar nga Komuna e Gjilanit dhe në veçanti nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, ndërhyrje urgjente për rregullimin e tyre.

Përmes një postimi, ajo ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugëve, të cilat, sipas saj, nuk duhet të vazhdojnë të injorohen nga institucionet komunale. Si shembuj të rrugëve që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, ajo ka përmendur rrugët “Isa Bajrami”, “Hamdi Berisha” dhe “Dalip Dalipi”.

Ymeri Hoxha ka theksuar se qytetarët kanë nevojë për veprime konkrete dhe jo për arsyetime e premtime, duke i bërë thirrje komunës që të dalë në terren dhe të marrë përgjegjësi për zgjidhjen e problemeve të evidentuara.

Uje Dea

Në reagimin e saj, ajo ka përdorur një ton kritik ndaj qasjes institucionale për mirëmbajtjen e rrugëve, duke kërkuar që shqetësimet e qytetarëve të trajtohen me seriozitet dhe të pasohen me veprime konkrete.

Më poshtë, reagimi i plotë i Malikie Ymeri Hoxhës:

“DERI KUR KËSHTU, GJILAN?!
Rrugët në gjendje të mjerueshme nuk mund të vazhdojnë të injorohen!

Si asambleiste e Kuvendit Komunal të Gjilanit, i bëj thirrje publike Komunës së Gjilanit, e në veçanti Drejtorisë së Shërbimeve Publike, që të ndërhyjë urgjentisht për rregullimin e rrugëve.

Rruga “Isa Bajrami”, “Hamdi Berisha” dhe “Dalip Dalipi” janë vetëm disa nga rrugët që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

Qytetarët nuk meritojnë arsyetime e premtime, por punë konkrete!

Komuna duhet të dalë në terren dhe të marrë përgjegjësi. Problemet nuk zgjidhen duke i injoruar, por duke vepruar!

Gjilani meriton më shumë!”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.