ARKATANA

Platforma behupjese.org sjell Video Diskutimin e Parë në Internet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar/Kosovo Center for International Cooperation (QKBN/KCIC), me kënaqësi dëshiron t’ju informojë se ka realizuar diskutimin e parë publik përmes internetit midis Kryetarit të Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Hazirit dhe të rinjve, që studiojnë nëpër vende të ndryshme të perëndimit.

Ky diskutim online në internet është transmetuar drejtpërsëdrejti përmes platformës behupjese.org, Google Plus si dhe Youtube.com. Gjatë këtij diskutimi ku pjesëmarrës kanë qenë pra, Kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, Lavdi Zymberi (SHBA), Albesa Aliu (Greqi), Artan Salihu (SHBA), Gresa Latifi (Itali), Marigona Shabiu (SHBA), Shqiponjë Bislimi (SHBA), u diskutua për çështje dhe sfidat që ndërlidhen me rininë, pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje, llogaridhënien, transparencën, angazhimet e Komunës së Gjilanit, mundësitë që do të mund të ofronte Komuna e Gjilanit për kuadrot e reja, etj.

Ky diskutim u karakterizua me faktin se pjesëmarrësit ishin në shtete të ndryshe të botës, qytetarë të Gjilanit dhe përmes teknologjisë informative u bë lidhja në një vend, për të zhvilluar më pastaj një diskutim konstruktiv.

Mobi Casa

Platforma behupjese.org ka ardhur si rezultat i zhvillimeve të hovshme të internetit dhe teknologjisë informative, duke bërë që grupe më të mëdha të komunitetit ta kenë më të lehtë qasjen në informacion, si dhe duke parë që, ndër problematikat me të cilat vazhdojnë të ballafaqohen institucionet lokale është hendeku i krijuar i komunikimit qytetar-institucione dhe pjesëmarrjes së ulët të publikut ne vendimmarrje, e që ndërlidhen direkt me shërbimet komunale, transparencë dhe llogaridhënie.

Platforma behupjese.org është një ndër produktet e projektit “Rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje në Gjilan duke aplikuar Mediet Sociale” që implementohet nga Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar/Kosovo Center for International Cooperation (QKNB/KCIC), financuar nga Ambasada e Amerikës, në Prishtinë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.