Uji Dea

Vjosa Osmani: PDK do ta çojë vendin në zgjedhje, e duan Presidentin dhe Kryeministrin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, dekonspiron lojën e PDK-së me partnerin e saj të koalicionit, LDK-në. Thotë se sapo të zgjidhet Thaçi president, PDK do ta çojë vendin në zgjedhje të reja, për ta marr edhe postin e kryeministrit. Vjosa Osmani është e bindur se vendi do të shkojë në zgjedhje të reja edhe nëse Hashim Thaçi zgjedhet President në pranverën e vitit të ardhshëm.

“Sapo Thaçi të zgjidhet president, PDK sërish do ta çojë vendin në zgjedhje të reja, sepse PDK e do edhe postin e kryeministrit”, tha Osmani për TV Rrokum.

E pyetur nëse me nënshkrimin e dy Marrëveshjeve të fundit, Mustafa ia shkurtoi vetes mandatin në postin e kryetarit të partisë, Osmani tha se këto marrëveshje janë një patate e nxehtë që po ua lë në dorë Hashim Thaçi.

Po ashtu Osmani thotë se nuk është në dijeni që PDK dhe partia ku ajo bën pjesë i kanë ofruar liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt postin e kryeminsitrit në vitin 2016.

UBT

Ajo thotë se vetëm tre njerëz vendosin në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

E sa i përketë iniciativës që ndërmori bashkë me deputetin e Vetëvendosjes, Ilir Deda për zgjidhjen e krizës në Kuvend, Osmani thotë se punët po shkojnë mire, mbas takimeve me pothuesje me gjithë liderët e opozitës, shefat e grupeve parlamentare.

Ajo është optimiste për zgjidhjen, edhe sepse kryeministri Mustafa e ka mirëpritur këtë nismë, e madje disa nga partitë kanë kërkuar sqarime të matejshme për propozimin 5 pikësh.

Por e pyetun nëse kjo iniciativë synon krijimin e nji formacioni të ri politik, deputetja e LDK-së e përjashton kategorikisht këtë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.