KKVITI

Pacolli: Vendimet e Gjykatës së Lartë dëshmuan paligjshmërinë e masave ndaj projektit të Aeroportit të Vlorës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ish-presidenti dhe biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar sërish lidhur me zhvillimet që lidhen me projektin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke deklaruar se vendimet e Gjykatës së Lartë kanë shfuqizuar masat e sigurimit të vendosura ndaj shoqërisë MABCO Construction SA, të cilat, sipas tij, ishin në kundërshtim me ligjin.

Përmes një postimi publik, Pacolli thekson se masat gjyqësore të vendosura që nga tetori i vitit 2025 i kanë shkaktuar pasoja të rënda kompanisë dhe e kanë penguar ushtrimin e të drejtave të saj si aksionere shumicë në shoqërinë VIA sh.p.k., pavarësisht se zotëron 98 për qind të kuotave.

Ai vlerëson se bllokimi i administrimit të kompanisë dhe i punimeve në aeroport ka shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike, financiare dhe reputacionale, ndërsa shton se specialistët e kompanisë dhe nënkontraktorët janë penguar për muaj të tërë të vijojnë punën në projektin strategjik.

Eco Higjiena

Pacolli shprehet i bindur se përgjegjësia për dëmet e shkaktuara do të kërkohet përmes rrugëve ligjore dhe se secili do të përgjigjet për veprimet ose mosveprimet e tij, në përputhje me ligjin.

Në fund të reagimit, ai rithekson besimin e tij te sistemi i drejtësisë, duke nënvizuar se vendimet e bazuara në ligj dhe në fakte janë garancia më e mirë për mbrojtjen e sigurisë juridike dhe të drejtës së pronës, ndërsa shprehet se “drejtësia mund të vonojë, por kur vepron mbi bazën e ligjit dhe të fakteve, ajo triumfon”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.