HW

Mustafa do t’i ftojë gjigantët gjermanë të automobilizmit të investojnë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka filluar një vizitë zyrtare në landet e Baden-Wurttembergut dhe të Bavarisë në Gjermani.

Gjatë këtyre dy vizitave, kryeministri Mustafa i shoqëruar nga ministrat Hykmete Bajrami, Blerand Stavileci dhe Arban Abrashi, do të pritet nga kryeministrat e dy landeve, Winfried Kretschmann dhe Horst Seehofer.

“Kryeministri Mustafa do t’i njoftojë dy homologët për progresin në Kosovë dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me këto dy lande dhe me Republikën Federale të Gjermanisë, në tërësi”, njofton zyra për informim e Kryeministrisë, raporton Koha.net.

UBT

Kryeministri dhe delegacioni qeveritar i Kosovës, po ashtu, do të zhvillojnë takime të përbashkëta me dhjetëra biznese të rëndësishme gjermane si dhe do të vizitojë gjigantët gjermanë Mercedes, BMW, MAN dhe kompani të tjera gjermane.

Gjatë këtyre vizitave, Mustafa dhe ministrat përkatës do t’i njoftojnë përfaqësuesit e bizneseve me avancimin e vazhdueshëm të ambientit të të bërit biznes në Kosovë dhe mundësitë dhe resurset e mëdha, dhe do t’i ftojë që të investojnë në Kosovë.

http://koha.net/?id=27&l=85903

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.