ARKATANA

Pushteti mafioz mban larg investitorët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kosova, vendi më joatraktiv në rajon për investime të huaja
. Në një dekadë të qeverisjes së oligarkëve, u minimizuan investimet

Sipas Bankës Botërore, në Kosovë është përkeqësuar furnizimi me energji elektrike, është përkeqësuar qasja në financa, është rritur korrupsioni dhe është përkeqësuar sundimi i ligjit

Prej vitit 2008 e deri më sot, në Kosovë investimet e huaja direkte kanë shënuar rënie të vazhdueshme. Investimet e huaja në Kosovë kishin shënuar rritje graduale nga viti në vit prej vitit 1999 deri në vitin 2007, kur ato kishin arritur nivelin më të lartë.

Atë vit në Kosovë kishin hyrë 423 milionë euro investime të huaja. Por, prej atij viti e deri më sot investimet e huaja kanë shënuar rënie të vazhdueshme.

ARKATANA

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), investimet e huaja në vitin 2014 kanë arritur shumën prej 232 milionë eurosh.

Por, nëse kësaj shume i zbriten pagesat që i janë bërë kompanisë ‘Bechtel-Enka’ për ndërtimin e Rrugës e Kombit, të cilat BQK-ja i ka futur në kategorinë e investimeve të huaja, në kundërshtim me ligjin, atëherë del se investimet e huaja në vitin 2014 de-fakto janë nën 100 milionë euro.

Ndonëse deri më tash nuk ka ndonjë analizë të saktë dhe të qartë se përse investitorët e huaj nuk po joshen që të investojnë në Kosovë, deputetët e opozitës thonë se krimi i organizuar, korrupsioni, zhvatja dhe mosefikasiteti i gjyqësorit, janë disa nga arsyet se përse në Kosovë viteve të fundit kemi pasur një rënie drastike të investimeve të huaja./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.