ARKATANA

ATK-bizneseve: Lëshoni kuponë fiskal dhe dërgoni raportet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Administrata Tatimore e Kosovës ri-kujton të gjithë personat të cilët merren me aktivitete afariste se në bazë të legjislacionit tatimor, të gjitha bizneset që janë të pajisura me Pajisje Elektronike Fiskale (Arkë Fiskale, Printer Fiskal, Sistem Fiskal) janë të obliguara të lëshojnë Kupon Fiskal, si dhe të bëjnë dërgimin e raporteve periodike në ATK.

Sipas një njoftimi të ATK-së, pajisja Elektronike Fiskale (PEF) nuk duhet të llogaritet si aset që duhet vetëm ta posedoni, por këtë aset duhet ta përdorni duke lëshuar kuponë fiskal dhe të transmetoni të dhënat në ATK.

HW

“Mos lëshimi i kuponit fiskal nga PEF dhe mos transmetimi i të dhënave në ATK janë të ndëshkuara me ligjet në fuqi. Gjithashtu, ju njoftojmë se ATK në teren ka angazhuar Inspektorët Tatimor, të cilët do t’i kontaktojnë (vizitojnë) të gjitha bizneset, të cilat nuk kanë transmetuar të dhënat nga PEF në ATK. Me qëllim që mos të bëheni objekt i ndëshkimeve, obligoheni që krahas lëshimit të kuponëve fiskal, në baza periodike t’i transmetoni edhe të dhënat nga PEF në ATK”, thuhet në njoftim.

Transmetimin e të dhënave, ATK thotë se duhet ta bëni për të gjitha periudhat e mëhershme të cilat nuk i keni transmetuar dhe në periudhat në vazhdim. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.