Eko Higjiena

Në rrezik nga terrorizmi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ankthi nga terrori është ringjallur në gjithë kontinentin e vjetër e më gjerë, pas sulmeve të përgjakshme që Parisi i përjetoi fundjavën e shkuar. E kërcënuar ndihet edhe Kosova.

Janë 129 të vrarë nga shtatë sulme terroriste që u organizuan brenda një dite në kryeqytetin e Francës. Gjatë javës, të tjera u parandaluan jo veç në Paris, por edhe në metropole të tjera evropiane. Dhe përgjegjësinë për organizimin e tyre e ka marrë “Shtet Islamik”, organizatë e vetëshpallur kalifat dhe që për pak vjet ka arritur të shlyejë një kufi njëqind vjetësh në Lindjen e Mesme dhe të vërë kontroll mbi miliona njerëz në Irak e Siri, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky grup “xhihadistësh” ka në radhë të veta edhe qindra qytetarë të Kosovës, disa nga të cilët janë vrarë në beteja. Ata dhe shumë militantë të tjerë gjithandej globit i ishin përgjigjur thirrjes fillestare për ta luftuar regjimin vrasës të Bashar Al-Assadit. Pastaj fronti u hap edhe kundrejt myslimanëve që nuk i bindeshin “kalifatit”.

Uji Dea

Që nga pranvera e kaluar është zgjeruar përtej rajonit dhe veprimet tashmë kanë marrë përmasa ndërkombëtare. Gjatë dy javëve të kaluara, madje në formë spektakulare, është rrëzuar një aeroplan rus me 224 pasagjerë, pastaj janë vënë në funksion skuadra vrasëse që morën jetët e 43 personave në Bejrut. Aktet e terrorit kanë prekur edhe Ballkanin – dy ushtarë boshnjakë janë vrarë këtë javë nga një sulm me armë..

http://koha.net/?id=27&l=85421

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.