FIDANISHTJA

Ky është parashikimi i motit për krejt javën

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Moti gjatë javës parashihet të jetë kryesisht i qëndrueshëm, me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat të premten vende-vende mund të sjellin riga shiu, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin mes -1 dhe 8 gradë celsius, e maksimalet mes 18-25 gradë.

“Këto kushte paraqesin rrethana të favorshme agrometeorologjike për zhvillimin e kulturave bujqësore. Temperaturat në rritje dhe prania e rrezatimit diellor ndikojnë pozitivisht në proceset vegjetative, duke stimuluar rritjen dhe zhvillimin e bimëve pranverore.

HW

Lagështia në tokë mbetet e kënaqshme si rezultat i reshjeve të mëparshme, duke mundësuar mbirje dhe zhvillim të mirë të kulturave të sapombjella.

Megjithatë, për shkak të temperaturave të ulëta minimale në fillim të javës, sidomos në zonat malore dhe vende të ulëta, rekomandohet kujdes i shtuar ndaj kulturave të ndjeshme nga ngricat e vona.

Në përgjithësi, kushtet meteorologjike do të jenë të përshtatshme për zhvillimin normal të bimëve dhe realizimin e aktiviteteve agroteknike në terren”, ka njoftuar IHMK.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.