Hidromorava

Mbrojtja thotë se Donika Kadaj-Bujupi ka lëshuar tym diskotekash në Kuvend

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Adhuruesit e jetës së natës me siguri që e kanë provuar ndonjëherë tymin që hidhet nëpër diskoteka për të ndezur atmosferën.Ky lloj tymi mund t’i ketë dalldisur, por as nuk i ka ngufatur, as nuk i ka bërë t’u shkojnë lotët, shkruan sot Koha Ditore.

Tym i tillë, avokati Arianit Koci po pretendon se është lëshuar në Kuvendin e Kosovës nga klientja e tij, Donika Kadaj – Bujupi, për ta penguar seancën plenare.

Këtë veprim Koci po e cilëson se është në kuadër të fushëveprimit të deputetit. Për veprime të tilla Koci thotë se deputeti ka imunitet funksional.

Eco Higjiena

Të gjitha këto pretendime avokati Arianit Koci i ka hedhur në një ankesë që të enjten e ka dorëzuar në Gjykatën e Apelit, me të cilën ka kërkuar lirimin e shefes së grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi. Asaj, Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar një muaj paraburgim të mërkurën për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

http://koha.net/?id=27&l=85132