Fundamenti

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale me diell dhe shtim të vranësirave. Gjatë ditës do të jetë ende ngrohtë sepse do të jemi nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore para-frontale. Në perëndim dhe veriperëndim të vendit priten reshje shiu e në malet e Rugovës do të fillojnë reshje bore sidomos në mbrëmje.

Gjatë natës destabilizim i fuqishëm i motit sepse pritet depërtimi i frontit të ftohtë ajror me reshje shiu, shqote e bore varësisht nga rajonin në rajon. Vende-vende mund të ketë edhe vetëtima e bubullimë dhe reshje intensive.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të shtohen pasdite dhe në mbrëmje, me reshje shiu fillimisht në veri e veriperëndim të vendit ku mund të ketë edhe stuhi shiu me vetëtima e bubullimë. Gjatë reshje shiu në tërë vendit, vende-vende mjaft intensive e në veri e lindje do të fillojnë reshje të dendura bore në zonat kodrinore-malore.

Mot i ngrohtë nesër paradite dhe gjatë ditës pritet edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës, kurse në mbrëmje vonë dhe natën destabilizim i fuqishëm i motit me reshje shiu e bore.

ARKATANA

Reshjet më së pari do të fillojnë në Mal të Zi fillimisht të dobëta, pastaj mjaft intensive.

E Premtja në Kosovë vjen më e ftohtë, me vranësira e mundësi për intervale kohore me diell. Priten reshje të herëpashershme, lokale shiu, shqote e bore dhe mundësi për ndonjë rrebesh shiu me vetëtima e bubullimë, pra pritet atmosferë mjaft jo-stabile. Reshje (herë pas here) e rrebeshe lokale të premten priten edhe në Shqipëri dhe tërë rajonin, me reshje të karakterit lokal e në viset kodrinore-malore reshje bore.

Mot mjaft jo-stabil na pret edhe gjatë fundjavës, në Kosovë me vranësira të shumta e reshje të shpeshta lokale. Në pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut priten reshje lokale, por edhe intervale kohore me diell, ndërkohë që reshjet e borës vazhdojnë herë pas here në viset malore. Ka gjasa që reshje bore të ketë edhe në disa zona të ulëta të Republikës së Kosovës./MeteoBallkan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.