ARKATANA

“Trepça”po përballet me vështirësi financiare

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Me gjithë vështirësitë financiare, që kanë ardhur si pasojë e mungesës së licencës, si dhe problemet me definimin e statutit, puna në “Trepçë” është duke u zhvilluar normalisht. Ahmet Tmava, drejtor i “Trepçës”, i ka thënë “Zërit” se kombinati nuk është pa probleme, por që puna rrjedh normalisht e edhe minatorët dhe punëtorët paguhen rregullisht.

“Natyrisht se përballemi me probleme edhe financiare, të cilat kanë ardhur kryesisht si pasojë për një kohë të gjatë të mungesës së licencës së punës nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM). Edhe mosdefinimi i statutit të “Trepçës”, gjithashtu ka krijuar probleme. Por, me gjithë problemet dhe vështirësitë puna në “Trepçë” është duke u zhvilluar normalisht.

HW

Një infuzion kanë dhënë kontratat e nënshkruara për shitjen e koncentratit të plumbit dhe të zinkut dy kompanive prestigjioze. Kontrata ka vlerën prej 20 milionë dollarësh dhe ato janë siguruar me arbitrazhe të ligjeve të Kosovës”, ka thënë drejtori Tmava.

Ai ka siguruar se me gjithë vështirësitë financiare, paga e punëtorëve të “Trepçës” asnjëherë nuk ka ardhur në pyetje. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.