ARKATANA

PDK-ja e LDK-ja do ta shqyejnë edhe AKP-në

/ 2 minuta lexim
HW

Privatizimi, proces i kriminalizuar dhe i politizuar. Pazaret partiake zvarrisin kompletimin e Bordit

“Dy partitë në koalicionin qeverisës, PDK-ja dhe LDK-ja, duket se do të vazhdojnë ta rrënojnë edhe më tepër kredibilitetin e AKP-së në tendencat e tyre për ta uzurpuar Bordin e saj me militantë të partive të tyre”, theksoi analisti Isa Mulaj

Analistë ekonomie dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës janë të një mendimi se me veprimet e deritashme të stafit drejtues, Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) i ka humbur kredibiliteti.

Uji Dea

Sipas tyre, Agjencisë që merret me privatizimin e pronës shoqërore të Kosovës tashmë askush më nuk po i beson, sepse haptazi po i favorizon politikanët dhe bizneset e lidhura me pushtetarët në privatizimin e pasurisë kosovare.

Edhe në Raportin e Progresit kritikohet jofunksionalizimi i AKP-së. Eksperti i ekonomisë, Milazim Abazi, thotë se nga të gjitha hulumtimet e pavarura të bëra në Kosove deri më tash, lidhur me korrupsionin, AKP-ja është cilësuar si institucioni më i korruptuar. “Qeveritë e pasluftës, duke mos pasur guxim që të merren me të, por edhe kjo e tanishmja është duke e luajtur rolin e makutit, duke e futur kokën në rërë dhe duke ia lënë stihisë punën e AKP-së. Kjo sjellje nuk është aspak serioze, siç nuk është serioze as mosfunksionalizimi i shumicës së bordeve të ndërmarrjeve publike dhe enteve qendrore rregullative”, ka thënë Abazi./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.