ARKATANA

Pakoja fiskale dekurajon prodhuesit kosovarë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Analistët dhe bizneset thonë se me pakon e re fiskale ka filluar të bjerë edhe fuqia blerëse. Kompanitë vendore duan edhe plotësimin e pakos së re fiskale, veçanërisht dedikuar për prodhuesit kosovarë.

Ambienti për biznes në Kosovë njeh vetëm përkeqësim

Bizneset kërkojnë masa më të favorshme ekonomike

United Hospital

Analistët dhe bizneset thonë se me pakon e re fiskale ka filluar të bjerë edhe fuqia blerëse. Kompanitë vendore duan edhe plotësimin e pakos së re fiskale, veçanërisht dedikuar për prodhuesit kosovarë

Ka disa vjet që asnjëra nga qeveritë e Kosovës, përfshirë edhe Qeverinë ‘Mustafa-Thaçi’, që nuk po arrijnë të krijojë një ambient të përshtatshëm për tërheqjen e investimeve direkte vendore dhe ndërkombëtare. Sipas njohësve të çështjeve ekonomike, jostabiliteti ekonomik dhe politik kanë bërë që investitorët të mos e shohin Kosovën vend atraktiv për investime. Nga hulumtimet e shumta, të bëra nga shoqatat ekonomike, është vlerësuar se barrierat në të bërit biznes, siç është niveli i lartë i korrupsionit, mungesa e politikave më të favorshme fiskale, evazioni fiskal dhe monopolet, kanë ndikuar që shumë nga investitorë të mos e shtrijnë kapitalin e tyre në Kosovë, kurse vendorët të ikin.

Investitorët vendorë dhe të huaj në mungesë të stimulimeve nga shteti për zgjerim dhe siguri të investimeve si alternativë shohin bartjen e kapitalit në vendet e tjera fqinje. Viteve të fundit shumë investitorë vendorë e të huaj janë ankuar për trajtimin që u bëhet nga institucionet e Kosovës dhe kushtet që u ofrohen për të bërë biznes. 1 shtatori i këtij viti ka qenë dita kur edhe zyrtarisht ka filluar së zbatuari pakoja e re fiskale e Qeverisë ‘Mustafa’, ku nga hartuesit ishte premtuar se do të ketë lehtësira të shumta për bizneset, mirëpo bizneset ende janë skeptike se një gjë e tillë do të ndodhë, e që do të ketë favore për to./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.