United Hospital

Hoti kërkon zbatimin e faljes së borxheve, ndërmarrjet ankohen për disa paqartësi

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Financave Avdullah Hoti ka kërkuar nga ndërmarrjet publike që sa më shpejtë të publikojnë listat e përfituesve të faljes së borxheve.

Gjatë takimit me përfaqësues të ndërmarrje publike për sfidat dhe ecurive rreth ligjit të faljes së borxheve Hoti ka thënë se deri më tani progres në këtë drejtim ka tek Administrata Tatimore dhe Tatimi në pronë, ndërsa tek ndërmarrjet tjera ka ngecje.

“Procesi deri më tani ka ecur shume mirë edhe pse ka disa dilema që do të diskutohen. Nga komunat dhe departamenti ne pronë edhe administrata Tatimore ka bërë shumë progres duke i publikuar listat bashke më departamentin në pronë përderisa organizatat tjera nuk i kryej këtë sa më parë që qytetarët dhe bizneset të përfitojnë nga kjo për faljen e borxheve”, ka thënë Hoti, transmeton “zeri.info”.

Sipas tij, të gjitha paqartësitë ndërmarrjet publike duhet të bëjnë tek komisioni për faljen e borxheve që të mos vonohet ky proces, pasi që sipas tij, prej marrjes së vendimit për faljen e borxheve të hyrat nga tatimi në pronë kanë shënuar rëne.

Eco Higjiena

“Besoj se komisioni do të marr parasysh kërkesa e sugjerime në mënyrë që qytetarët dhe bizneset të përfitojnë sa më parë nga ky ligj, që të kryejnë sa më herët procedurat e nevojshme. Unë jam i njoftuar se të hyrat nga tatimi në pronë kanë ngecur për shkak të vonesave dhe pritjeve të qytetarëve për të kryer obligimet që ligji të hy në fuqi. Tashmë është kryer ligji procedurat janë të qarta, besoj se duhet ta shtyjmë procesin përpara”, ka thënë ai.

Hoti gjithashtu ka kërkuar nga ndërmarrjet që të informojë sa më shumë qytetarët me faljen e borxheve.

Ndërsa Agim Dibrani nga komisioni për faljen e borxheve, ka thënë se disa nga problemet ka qenë publikimi i emrave, tek problemi tek ndërmarrjet të cilat kanë funksionuar për një periudhë të caktuar, dhe në të cilat nuk ka informacione lidhur me ato ndërmarrje, pastaj tek kontributi pensional i cili sipas tij, ka qenë problematik i administratës tatimore për të cilën ne si komision kemi dhen udhëzimet dhe kjo problematik është zgjidhur.

Ndërsa përfaqësues të ndërmarrjeve publike paraqiten disa paqartësi të ligjit pasi që sipas tyre kanë bërë që të ketë ngecje si që është publikimi i listave, përdorimi i softuerit, pastaj mënyrat e trajtimit të rasteve sociale, të cilët kërkuan nga Komisioni për faljen e borxheve që të lirojë ketë bëjë kategorizimin e kësaj shtrese, me arsyetimin që këto kategori të lirohen. /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.