Zbatimi i ligjeve për pastrimin e parave, i pamjaftueshëm
Ekziston një politikë e hetimeve sistematike të rasteve serioze financiare, mirëpo ka pasur mungesë të rezultateve. Shkalla e konfiskimit dhe sekuestrimit të aseteve kriminale vazhdon të jetë e ulët. Statistikat e sekuestrimit dhe konfiskimit vazhdojnë të mos jenë mjaftueshëm të harmonizuara në mes të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial, Agjencisë për Menaxhimin e Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara dhe agjencive të tjera.
Prokurorët nuk e kanë ekspertizën e nevojshme
Zyra e Prokurorit Special nuk i ka resurset e nevojshme njerëzore për t’u përballur me ngarkesën e pritshme në aspektin e dorëzimit të planifikuar të rasteve nga ana e EULEX-it
Historiku
Shkalla e dënimeve për rastet e trafikimit të qenieve njerëzore vazhdon të jetë e ulët, përkundër faktit që Kosova është burim dhe vend transit për femrat dhe fëmijët e trafikuar.
Kosova ka punuar ngushtë me Europol-in për shpërbërjen e rrjeteve që trafikojnë migruesit. Sa i përket trafikimit të drogës, konfiskimet e drogës dhe shkalla e rasteve, në të cilat janë nxjerrë dënime vazhdon të jetë e ulët. Janë bërë një sërë hetimesh dhe arrestimesh si pjesë e përpjekjeve për ta parandaluar përhapjen e terrorizmit në Kosovë. Zbatimi i ligjeve në fuqi, akteve nënligjore dhe rregulloreve për pastrimin e parave dhe krimeve financiare vazhdon të jetë i pamjaftueshëm, përkundër përparimit që është shënuar aplikimin e sistemeve të përshtatshme.
Ekziston një politikë e hetimeve sistematike të rasteve serioze financiare, mirëpo ka pasur mungesë të rezultateve. Shkalla e konfiskimit dhe sekuestrimit të aseteve kriminale vazhdon të jetë e ulët. Statistikat e sekuestrimit dhe konfiskimit vazhdojnë të mos jenë mjaftueshëm të harmonizuara në mes të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial, Agjencisë për Menaxhimin e Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara dhe agjencive të tjera.
Ndonëse vlera e përgjithshme e aseteve të ngrira dhe të konfiskuara përkohësisht është rritur, për t’u siguruar që asetet e paligjshme konfiskohen në mënyrë të përhershme ka nevojë për vendime përfundimtare të gjykatës.
Ngjarjet në Kumanovë (ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë) dhe përfshirja e qytetarëve të Kosovës në konfliktin e armatosur thekson ekzistencën e vazhdueshme të grupeve të armatosura në regjion, që kërcënojnë stabilitetin ndëretnik. Me armatim të nivelit ushtarak, trajnime ushtarake dhe struktura komanduese, grupet e tilla kanë kapacitet të dëmtimit të stabilitetit. Përfshirja e tyre në aktivitete të organizuara kriminale, siç është kontrabanda e armëve dhe mosndëshkimi për veprat e kryera, që ua lejon atyre të operojnë përgjatë kufijve, janë shqetësime serioze. Qeveria, agjencitë për zbatim të ligjit dhe sistemi gjyqësor duhet të marrin veprime të shpejta për shpërbërjen e këtyre rrjeteve./kosova sot/


