UBT

Raporti i Progresit “shuplakë” Qeverisë, për zhvillimin ekonomik

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Plot 66 herë i është tërhequr vërejtja Qeverisë së Kosovës nga Komisioni Evropian (KE) për korrupsion. Po ashtu, 23 herë tjera thuhet se nuk është arritur “asnjë progres”, ndërsa 33 herë tjera thuhet se zhvillimet janë “në fazën fillestare”. Ky po del të jetë një nga shkaktarët kryesorë përse më së shumti fjala “asnjë progres” i referohen sektorëve kyçë të zhvillimit të shtetit, në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.

“Nuk ka pasur progres në punësim, në politikat sociale dhe shëndetësore, 35,3 për qind apo më lart, papunësia vazhdon të jetë prej problemeve kryesore socio-ekonomike të vendit”, thuhet ne raport ndër të tjera. Ky raport i KE-së hedh poshtë edhe pritjet e Qeverisë për rritje ekonomike prej 4 për qind, pasi aty thuhet se do të mundë të ketë 0,9 për qind. Vërejtja tjetër është te politikat fiskale ad-hoc, ku potencohet se vetëm se kanë përkeqësuar zhvillimin e biznesit dhe konkurrencën. KE-ja rekomandon që për të përmirësuar ekonominë funksionale të tregut duhet që të ketë siguri të qëndrueshme fiskale, të përshpejtohet privatizimi dhe ristrukturimi i ndërmarrjeve publike.

Hidromorava

Gjithashtu vlerësohet se në konkurrencën vendore nuk ka pasur ndonjë progres dhe rekomandimet janë që sa më shpejt të funksionalizohet Komisioni i Konkurrencës dhe të rinis punën sa më shpejt që është e mundur. Ndërkaq, konkurrenca me tregjet e Unionit Evropian gjithashtu është njëra prej pikave në të cilën nuk është arritur asnjë progres. Raporti thotë se Kosova është në fazën e hershme të arritjes së kapacitetit për t’i bërë ballë presionit të konkurrencës dhe forcave të tregut në Union./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.