ARKATANA

Projektbuxheti teston Qeverinë dhe rrezikon marrëveshjen me FMN

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Bllokada e punës së Kuvendit mund të çojë në prishjen e marrëveshjes “stand-by” mes Kosovës dhe Fondit Monetar ndërkombëtar. Nëse Kuvendi i Kosovës dështon të votojë buxhetin deri në fund të javës së parë të dhjetorit, prishja e marrëveshjes me FMN-në është opsion i mundshëm. E gjasat që buxheti të miratohet janë të vogla, duke e marrë parasysh faktin që partitë opozitare kanë paralajmëruar bllokim të punës së Kuvendit kur në seancë parashihet të debatohet e të votohet për Projektbuxhetin e 2016-s.

Projektligji i Buxhetit të vitit 2016 është proceduar për seancën plenare të Kuvendit të Kosovës për lexim të parë. Pastaj, sipas procedurës, projektligji kthehet për diskutim nëpër komisione parlamentare për t’u votuar në lexim të dytë. Gjithë këto procedura duhet të përfundohen në javën e parë të muajit dhjetor. Ky afat lidhet direkt me mbledhjen e bordit ekzekutiv të FMN-së, që do të mbahet në mesin e muajit dhjetor e i cili duhet të votojë për rivlerësimin e marrëveshjes, shkruan sot “Koha Ditore”.

ARKATANA

Agim Krasniqi, zëvendësministër i Financave, tregon se misioni i fundit i FMN-së gjatë qëndrimit në Kosovë ka kërkuar që buxheti të miratohet një javë para se të mbahet mbledhje ekzekutive e FMN-së, e caktuar të mbahet në mes të muajit dhjetor. Krasniqi tha se gjithë liderët e institucioneve janë zotuar që do të mundësojnë që ligji të votohet në kohë.

http://koha.net/?id=27&l=83381

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.