Eko Higjiena

Mbahet Panairi i ushqimeve tradicionale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Për të promovuar ushqimet tradicionale, shumë gra të nacionaliteteve të ndryshme ekspozuan gatimet e tyre, në një panair që u mbajt sot në ambientet e shtëpisë së kulturës në Kamenicë.

Panairin e hapi kryetari i Komunës Begzad Sinani, i cili iu bëri thirrje qytetarëve që të konsumojnë më tepër ushqime të shëndetshme tradicionale.

“Ky panair, për ne ka një domethënie shumë të madhe. Në shtëpitë tona, ne vazhdojmë ende ta kultivojmë aspektin tradicional. Po nisem nga familja ime, ku me xhelozi i ruajmë këto ushqime, ndoshta në mënyrë edhe më të veçantë. Nga brezat e rinj, duket se këto ushqime kanë filluar të fashiten. Është mirë që bashkërisht, por edhe organizatat e shoqërisë civile të ndikojë që të kultivohet dhe ruhet kjo traditë”, u shpreh kryetari i Kamenicës.

Mobi Casa

Ndërsa, Sanije Jahiri nga OJQ “Fortesa”, tha se gratë kanë potencial dhe kapacitet, veçse iu duhet mbështetje institucionale dhe nga organizatat e huaja në iniciativat e tyre.

Ky panair u organizua në kuadër të projektit “Promovimi i të drejtave të njeriut dhe mbrojtja e minoriteteve në Evropën Juglindore” që mbështetet nga Këshilli i Evropës. /rajonipress/