Fundamenti

Bie numri i mallrave që hyjnë ilegalisht në Kosovë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ky vit ka shënuar rënie të mallrave të kontrabanduara të cilat hyjnë ilegalishtë në territorin Kosovë.

Sipas statistikave të fundit të Doganë së Kosovës, Krahasuar me vitin e kaluar, ky vit ka shënuar një rënie, deri sa në periudhën janar-tetorë të vitit 2014 ka pasur gjithësej 1365 raste të mallrave të kontrabanduara, në periudhën janar-tetor 2015 janë identifikuar gjithsej 869 raste kontrabandimi.

Sipas zyrtarëve të Doganës së Kosovës ky vitë ka shënuar një uljë të kontabandës dhe njekoësisht ka pasur edhe rritje të të hyrave.

Adriatik Stavileci, zyrtarë për media në Doganën e Kosovës, për “Zëri.info” ka thënë së gjatë këtij viti, Dogana e Kosovës ka shënuar një rritje të hyrave me 8 për qind, respektivisht 61 milion më shumë se vitin e kaluar.

Mobi Casa

“Gjate këtij viti kemi një rritje të hyrave me 8 për qind më shumë, respektivisht gjatë vitit 2015 kemi mbledhur 61 milion më shumë se viti i kaluar apo saktësisht 783 milion euro gjate 2015, kurse gjatë vitit të kaluar në ketë periudhe kishim 722 milion, pra kjo është një indikator i qarte që tregon se ka ulje të kontrabandes, pasi njekohsisht nuk mund tëe kemi rritje të hyrave dhe dhe rritje të kontrabandes”, ka thënë Stavileci, shkruan “Zëri.info”.

Ndër të tjera Stavileci ka thënë se mallrat që më së shumti kontrabandohën janë mallrat, që kanë taksa më shumë, pra që janë ekonomikishtë tërheqëse për kontrabanduesit.

“Kryesisht mallrat të cilat kanë taksa më shumë janë ato mallrat të cilat janë ekonomikisht tërheqese për kontrabanduesit”, Stavileci shtonë se mallrat që hyjnë ilegalisht në territorin e Kosovës janë kryesisht mallra të cila vijnë, kryesisht nga vendet e rajonit. /Zëri./