HW

Falja e borxheve në KEK, ATK dhe Dogana peshon afër 400 Milionë €

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Rreth 400 milion euro llogaritet se qytetarë e biznese kanë borxh të akumuluar që nga paslufta e deri në fund të vitit 2008. Ky borxh është ndaj tri institucioneve, Korporatës Energjetike, Administrata Tatimore e Doganave të Kosovës.

Këto borxhe do të falen pasi që Qeveria e Kosovës ka marr vendim me 6 shkurtit të këtij viti 2015. Këtë hap qeveria e kishte pa si shumë të rëndësishëm, i cili do t’u ndihmojë qytetarëve të vendit, sidomos shtresat sociale. Kështu e kishte cilësuar edhe vetë ministri i Financave, Avdullah Hoti.

KEK-u prinë për nga shuma e borxhit që qytetarët kanë ndaj saj. Sipas Drejtorit për Shërbimet e Korporatës Elektro Energjetike (KEK), Edmond Nullshi, vlera e borxhit të përgjithshëm figuron të jetë rreth 347 milionë euro.

“Vlera e borxhit total deri më 31.12.2008 figuron të jete rreth 347 milionë euro”, tha Nulleshi.

Eco Higjiena

ATK-ja pason KEK-un për shuma e borxhit që ia kanë qytetarët dhe bizneset.

Sipas zyrës për informim të ATK-së nën supozimin se nëse inkasohen të gjitha borxhet për periudhën janar 2009 deri në dhjetor 2014, sipas kushtëzimit nga vendimi i Qeverisë, atëherë nga kjo mund të falen mbi 40 milionë euro nga borxhi bazë.

Në këtë drejtim, Dogana e Kosovës llogaritet se shuma e borxhit i cili do t’i nënshtrohet procedurës për falje është mbi 6 milionë euro. “Borxhi i cili është evidentuar nga Dogana e Kosovës për këtë periudhe është 6,070,401.21 euro”, tha zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci. /Zeri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.