Mobi Casa

Faturat e “kripura” të KEDS-it

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shumë konsumatorë po ankohen se KEDS-i u ka dërguar fatura të shtrenjta të energjisë elektrike për muajin tetor, pavarësisht përgjysmimit të shkallës së TVSH-së.

Qeveria e Kosovës muaj më parë ka marrë vendim që TVSH-ja për rrymën të përgjysmohet nga 16 në 8 për qind, duke synuar që të lirohen paksa faturat e energjisë elektrike për konsumatorët. Megjithatë, konsumatorët e KEDS-it thonë se faturat e rrymës vazhdojë të jenë të larta, madje më të larta se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur TVSH-ja paguhej 16 për qind.

FIDANISHTJA

Ilmi Rakovica, qytetar nga Prishtina, thotë se faturat e rrymës janë të papërballueshme për xhepin e tyre, përderisa, sipas tij, ulja e TVSH-së as që është vërejtur. Rakovica i akuzon KEDS-in se me vendosjen e njehsorëve digjitalë vetëm po i plaçkit konsumatorët.

“Sot e bëra një ankesë. Fatura më ka ardhur 62 euro. Po mendoj se është paushall, pasi që e njëjta vlerë po më vjen gjithnjë. Para disa muajve kam kaluar edhe në shtëpi të re po prapë po vjen shumë shtrenjtë. Çmimi i rrymës nuk po ulet as me ulje të TVSH-së”, ka thënë ai, duke shtuar se gjatë këtij muaji ka kursyer rrymën duke pasur parasysh aplikimin e tarifave të dimrit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.